E fejova 15 vjeçe e më ngeli pa shkollë, dhëndri ra në burg, Rama: Ja paske gjet tamam!

schedule16:57 - 25 Dhjetor, 2019

schedule 16:57 - 25 Dhjetor, 2019

Kryeministri Rama ka qenë sot  në Gjorm të Laçit ku ka vizituar disa familje të prekura nga tërmeti. Kryeministri ka marrë pjesë në një drekë të  shtruar nga vetë banorët.

Ata janë përpjekur ta mirëpresin kreun e qeverisë, me të gjithë të mirat, sipas traditës së shtëpive shqiptare. Gjatë bisedës në këtë familje, Kryeministri pyet për pjesëtarët më të rinj të saj, se çfarë bënin në jetë.

Rama pyet më të voglën e shtëpisë, ndërsa shpërndan mishin e gatuar, nga vetë banorët e shtëpisë në nder të Kryeministrit:

Biseda e Kryeministrit me banorët në Gjorm të Laçit:

Rama: Merreni (mishin) me dorë se s’kemi pirun…këto kushte kemi. Çfarë klase je?

Vajza: Në klasë të dytë

Rama: Si je me mësime?

Vajza: Tek të dalluarit…

Rama: OOooo, do vdes, ka lezet, ke të dallimit…

Rama: Po ti ku je? (i drejtohet djalit të madh të familjes)

Djali: Unë nuk e kam ndjek shkollë, 12 vjet dhe nuk kam vazhduar më.

Rama: Po çfarë bën, punon?

Djali: Jo aktualisht pa punë..

Rama: Pa punë por kështu qenke i vesh si model, top model. Po pse pa punë? Të të fusin në punë… apo varet çfarë pune..

I zoti i shtëpisë: U nis për të ik në Angli, por e kthyen…

Rama: PO ti?

I zoti i shtëpisë: Kësaj ja kam hequr shkollën unë, se e fejova 15 vjeçe

Rama: Hmmm….

I zoti i shtëpisë: Traditat tona…. mbaroi klasën e 9-të

Rama: Pse? Nuk e lije ti bënte vetë këto..

I zoti i shtëpisë: Jo, më hynë me zor, ma morën gati si me zor.., nuk u lidh kjo por me shkues

Lindita Nikolla: Ato janë tradita të kalume ato, kanë kaluar tani…

Rama: PO ca kanë kaluar, ja…

I zoti i shtëpisë: Tani ai ka rënë në burg në Itali, ka tre vjet

Rama: Ja paske gjet tamam…

Rama: Hajde jeta kshu e ka.. s’ke ça bën..mos u mërzit

I zoti i shtëpisë: Ti mirëserdhe njëherë e ta priftë zoti mbarë, je burrë i fortë

Rama: Shko merre koka kolën se e piu goca…

Lindita Nikolla i drejtohet Ramës: Do marrësh çik djathë…

(Rama nuk kthen përgjigje… Nikolla ul pjatën në tavolinë…)

Rama: Besoj që në fillim të pranverës do vendosim shtëpiat dhe 100 % brenda vitit tjetër të gjithë do ti sistemojmë, ata që kanë shtëpitë individuale.

Rama: Ju falënderoj shumë për mikpritjen../abcnews.al