Pas dëmtimit të tmerrshëm të “gardianit” belg, Thibaut Courtois, i cili gjatë seancës stërvitore, të kësaj të enjteje këputi ligamentin e gjurit të majtë, “galaktikët” e Real Madrid kanë marrë një tjetër lajm “të hidhur”, kësaj radhe për një prej “yjeve” të mesfushës.
Bëhet fjalë për “fantazistin” turk, Arda Guler, i cili ditët në vazhdim në t’i nënshtrohet një operacioni, me 18-vjeçarin, që ka lënduar meniskun e gjurit të djathtë, në një prej seancave stërvitore, para fillimit të turit përgatitor në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Vendimi për operimin e Guler është marrë orët e fundit dhe koha e rikuperimit të “supër talentit” turk pritet të jetë rreth 1 muaj e gjysmë, kohë kur pritet të vijë dhe debutimi i tij zyrtar me fanellën e “mbretërve” të Madridit. /i.m /abcnews.al