E ëma ndërroi jetë duke “luftuar” koronavirusin, djali 3-vjeçar bën gjestin prekës në funeral

schedule15:39 - 5 Mars, 2020

schedule 15:39 - 5 Mars, 2020

Një djalë i vogël në kinë ka puthur foton e nënës së tij ndërkohë që kjo e fundit përcillej për në banesën e fundit. Gjithsesi, ajo që djali i vogël nuk dinte ishtë që nëna e tij kishte ndërruar jetë duke luftuar koronavirusin.

Nëna e djalit të vogël ishte një mjekë 26-vjeçare e cila ndërroi jetë si pasojë e një aksidenti rrugor ndërkohë që ishte nisur për të kontrolluar banorët e sëmurë.

Chen Jian la pas dy djem të vegjël si dhe bashkëshortin e saj, i cili u shpreh për mediat se nuk dinte sesi do ta gjente mënyrën për t’u thënë fëmijëve që nëna e tyre nuk jetonte më.

Në momentin që i kërkuan të performonte një ritual për nënën e ndjerë, djali i vogël u dëgjua të thoshte “gëzuar ditëlindjen mami” pasi kishte menduar se ishin në ndonjë lloj feste.

Ndërsa merrte pjesë në funeral, djali i dha një puthje fotos të së ëmës në shenjë dashurie. Mjekia e ndjerë punonte për klinikën e spitalit në Yiliang County, provinca Yunnan.

Historia e saj prekëse u rrëfye nga një uebsajt me lajme lokale, Yunnan Net ditën e djeshme.

Mes gjithë banorëve të zonës, rreth 3,000 prej tyre ishin kthyer nga qytete të tjera kineze kur nisi përhapja e virusit në Wuhan. /abcnews.al.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!