E ëma e Mancinit: Roberto i qetë, do japë gjithçka. Finalja? Kot lodheni…

schedule16:37 - 10 Korrik, 2021

schedule 16:37 - 10 Korrik, 2021

Finalja e Euro 2020 po afron, emocionet po shtohen, por qetësia është një nga armët më të forta të Roberto Mancinit. Mamaja e trajnerit të Italisë flet për ANSA rreth atmosferës përpara duelit me Anglinë.

Zakonin e shikimit të ndeshjes nuk do e ndërrojë, teksa nuk pranon të guxojë të parashikojë se si do të dalë rezultatit. “Kam biseduar me Roberton, ai është i qetë si gjithmonë dhe do të japë gjithçka nga vetja në finale.

Shpresojmë të shkojë gjithçka mirë. Unë do e shoh ndeshjen në shtëpi me burrin, ashtu siç kemi bërë gjithmonë. Problem të ndërrohet zakoni në sfida si kjo ndaj Anglisë.

Parashikimi i finales? Ju lutem, mos më kërkoni të bëj një parashikim. Mos tentoni, pasi nuk do ju përgjigjem kurrë“, deklaroi Marianna Mancini. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!