Brenner është 20 vjeç, aktivizohet në majë të sulmit dhe prej gushtit të vitit të kaluar është pjesë e Sao Paulo, ekipit që kryeson kampionatin brazilian të futbollit.
Këtë sezon ka shënuar 20 gola në të gjithë kompeticionet. Në vendin ku luajnë futbollin më bukur se gjithkund tjetër, e cilësojnë si një talent të madh.
Paraqitjet pozitive kanë tërhequr vëmendjen e disa klubeve europiane. Brenner pëlqehet shumë nga Milan, PSG, Juventus dhe Ajax.
Braziliania UOL raporton se në “pole” ndodhen rekordmenët e Holandës. Ajax është shumë i interesuar, ka nisur bisedimet me Sao Paulo dhe shpreson të transferojë lojtarin në Amsterdam në merkaton e janarit. /abcnews.al