Manchester United do me çdo kusht mesfushorin maroken të Fiorentinës, Sofyan Amrabat.
“Djajtë e Kuq” më parë i ofruan 22 milion paund plus 3 milionë të tjëra në formë bonuesesh, por klubi i italian i tha “JO”.
Tanimë anglezët mësohet se janë gati të japin 30 milion paund, ndërsa pritet të shihet se cila do të jetë përgjigja e Fiorentinës.
Klubi anglez kërkon përforcime në mesfushë dhe 26-vjeçari duket të jetë alternativa e duhur. Me Fred i cili duket pranë Galatasarayt dhe Donny Van de Beek, i cili pritet të futet në tratativa me Real Sociedad, në repartin e mesfushës pritet të ketë mungesa të cilat duhen zëvendësuar deri para mbylljes së merkatos./abcnews.al