Wolves është rritur shumë vitet e fundit dhe sivjet ëndërron kualifikimin në Champions League. Humbja e fundit përballë Arsenalit ishte e rëndë dhe diferenca me Chelsea e vendit të katërt është pesë pikë, kur kanë mbetur për t’u luajtur edhe pesë javë deri në fund të Premier League.
Një ndër lojtarët më të mirë të “Ujqve” është padyshim Raul Jimenez. Sulmuesi meksikan ka shënuar 24 gola këtë sezon (15 në kampionat dhe 9 në Europa League), duke treguar një rendimet për t’u admiruar. Ofertat nuk i mungojnë dhe 29-vjeçari pëlqehet shumë nga Juventusi e Manchester United.
Trajneri i Meksikës, Gerardo Martino ka folur për ESPN rreth së ardhmes së yllit të kombëtares së tij, duke zbuluar se Jimenez është më afër “Djajve të Kuq” se sa transferimit në Serie A. Jimenez ka luajtur 82 ndeshje me kombëtaren e tij dhe numëron 23 gola të shënuar.
“United ka disa sulmues si Rashford, Martial dhe djali i ri që po luan në krahun e djathtë, Mason Greenwood. Gjithsesi, duke llogaritur largimin e Lukakut, unë e shoh Jimenez në rolin e qendërsulmuesit.
Më e mira do të ishte që Raul të merrte vendimin në bazë të një analize që ai bën dhe në konsensus me familjen e tij. E shoh më afër United, do të ishte diçka e bukur të luante për këtë klub“, deklaroi Martino. /abcnews.al