“E dua shumë Milanon”, Kjaer: Skuadrat janë në të njëjtin nivel, detajet e vogla bëjnë diferencën

schedule19:52 - 1 Nëntor, 2021

schedule 19:52 - 1 Nëntor, 2021

Mbrojtësi i Milanit, Simon Kjaer, është një nga futbollistët kryesorë te “kuqezinjtë”.

Në një intervistë për mediat italiane, Kjaer nuk e ka fshehur lumturinë që ka, kur luan për skuadrën e Milanin dhe aq më tepër kur ekipi “kuqezi” ka bërë mirë në këtë fillim kampionati.

“Jam shumë i kënaqur nga skuadra. Jemi në pozita shumë të mira në renditje. Kur kam ardhur kam thënë se po mendoj që ta përfundoj karrierën time këtu. Ky ka qenë një hap shumë i madh. Të shohim çfarë do të ndodhë, megjithatë, tani jam shumë i lumtur për kontratën e re”, shprehet mbrojtësi danez.

Rinovimi i kontratës edhe për 2 vitet e ardhshme mes palëve ishte pozitive për Kjaer, i cili shprehet se kjo ishte një ëndërr e tij që tani është bërë realitet.

“E dua shumë Milanon. Jemi afër maleve dhe detit. Unë e dua kulturën italiane. Absolutisht, është vendi më i mirë që kam qenë. Kemi gjithçka që na nevojitet. Jam gjithashtu në klubin tim të ëndrrave, kështu që si mund të ankohem për ndonjë gjë? Jam shumë mirënjohës që jam këtu”, nënvizoi 32-vjeçari.

Milan në këtë fillim sezoni ka arritur të bëjë mirë duke u kryesuar Seria A së bashku  me Napolin në kuotë të njëjtë pikësh. Një ekip i ndërtuar sipas danezit në mënyrë perfekte që tani e tregojnë edhe rezultatet.

“Ne jemi të vështirë për t’u mposhtur dhe kemi treguar pjekuri në këtë sezon. Ky është një hap i madh. Me afrimet e verës së kaluar ne jemi rritur dhe kemi shtuar cilësinë në ekip. Sigurisht që po luftojmë për titullin tani, por e thashë edhe në fillim të sezonit, na duhej të përmirësonim fazën e dytë të kampionatit të vjetshëm”, deklaroi mbrojtësi kuqezi.

Kjaer shikon disa skuadra që janë në të njëjtin nivel këtë sezon në Seria A, dhe sipas mbrojtësit do të jenë detajet e vogla që do të arrijnë të bëjnë diferencës gjatë këtij sezoni.

“Mendoj se ka shumë skuadra, veçanërisht këtë vit, që janë në të njëjtin nivel. Është pak për shkak të rrethanave për të cilat folëm më parë, por është e pabesueshme. Të mban në këmbë çdo lojë për të qenë gjithmonë konkurrues. Janë detaje të vogla që mund të bëjnë diferencën. Është emocionuese për tifozët, por edhe për ne që jemi pjesë e një sezoni të tillë”, përfundoi 32-vjeçari danez. /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!