“E dua Shqipërinë dhe shqiptarët, por se flas dot gjuhën”, profesori grek: Kanë ndryshuar shumë gjëra

schedule14:03 - 29 Prill, 2022

schedule 14:03 - 29 Prill, 2022

Profesor grek i Shkencave Politike, Dimitris Christopoulos i ftuar në ABC Live këtë të premte ka folur në lidhje me integrimin e studentëve shqiptar në shtetin fqinj.

Profesori është shprehur se vitet e fundit opinion i grekëve ka ndryshuar për shqiptarët dhe ndër breza vihet re se po bëhet me shumë ndërlidhje mes brezave.

Ndër të tjera ai është shprehur se ai e do Shqipërinë si shtet dhe shqiptarët dhe shpesh vjen bashkë me familjen, por e ka të pamundur që të flasë shqip.

Shqiptarët janë afër me grekët dhe në mentalitet. Kishim një punë më të lehtë me integrimin e tyre sesa me ato të vendeve të tjera. 10 vitet e fundit kanë ndryshuar shumë gjëra dhe thuajse të gjithë studentët shqiptarë kanë marrë edhe nënshtetësi greke.

Stefi dhe shumë fëmijë të tjerë në identitetin e tyre kanë edhe Shqipërinë dhe Greqinë dhe nuk mund të heqin asnjërën prej tyre. E dua Shqipërinë dhe shqiptarët, por nuk mund të flas gjuhen shqipe.

Kam shkruar dhe një libër për minoritetin grek në shqipëri dhe lidhjet që kanë ato. Për mua ajo që ka rëndësi më shumë është rinia greko-shqiptare, që do të lidhë edhe këto dy shtete.

Ajo që bën diferencën mes Shqipërisë dhe Greqisë është se, Greqia ka një opinion kundër amerikanëve e njëjta është edhe me Shqipërinë që ka një qasje kundër ruse. Tani ka ndryshuar edhe opinion i grekëve për Rusinë duke parë zhvillimet e fundit të ndodhura në Ukrainë. Partitë që janë të ekstremit të djathtë dhe të majtë në Greqi dhe Evropë janë në të njëjtën anë”, ka thënë profesori grek./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!