Milani do tentojë të marrë një sulmues në verë dhe në skenë prej disa ditësh ka dalë edhe emri i polakut Arkadiusz Milik. Napoli është i detyruar ta shesë, që të mos e humbasë me parametra zero.
Me kuqezinjtë mund të bëhet edhe një shkëmbim me Hakan Calhanoglu, i cili pëlqehet nga trajneri Gennaro Gattuso. Në lidhje me Milik rikthehet të flasë Massimiliano Mirabelli, i cili më parë ka qenë drejtor sportiv i Milanit dhe zbulon se sulmuesin e ka tentuar para Napolit, madje edhe kur ishte tek Interi si drejtor.
“Ai është një lojtar i shkëlqyer. Milik ishte një mision i vjetër i imi, që nga koha kur isha tek Inter. E njoh shumë mirë atë dhe dëshiroja ta transferoja te Milani. Vlera e tij u rrit shumë dhe gjithçka u ndërlikua. Shpresoj të mos largohet nga Napoli, pasi është një sulmues ‘top’ dhe mund të luajë për një klub të madh”, ka deklaruar Mirabelli për “Gazzetta dello Sport”. /abcnews.al