Mesfushori i RB Salzburg, Dominik Szoboszlai, është një nga emrat më të lakuar të merkatos. 20-vjeçari ka shkëlqyer në këtë fillim sezoni me ekipin austriak, duke rënë menjëherë në radarin e klubeve të mëdha të Europës.
Deri më tani intersimin më të madh për shërbimet e tij e kanë shfaqur Milan dhe RB Leipzig. Por, për të arritur tek ai klubi i Salzburg ka vendosur disa kushte, të cilat i ka zbuluar gazetari David Ornstein. Sipas raportimit të anglezit, drejtuesit e Salzburg kërkojnë të paguhet klauzola e plotë e Szoboszlai e cila është diku te 25 milionë euro.
? Excl: Dominik Szoboszlai info ?
⚽️ €25m clause must be paid in full, within 2wks of being activated
⚽️ RB Salzburg get 20% of future sale (based on total fee, not profit)
⚽️ Szoboszlai must give notice by Dec15, bids must land by Dec31@TheAthleticUKhttps://t.co/VFm4uoF2OX— David Ornstein (@David_Ornstein) December 7, 2020
ss
Kushti i dytë është se ata do të marrin 20% të fitimit në rast se klubi që e blen lojtarin, do ta shesë në të ardhmen. Dhe e fundit nëse dikush e kërkon Dominikun duhet të lajmërojë deri në datën 15 dhjetor dhe më pas ofertat do të shqyrtohen deri në datën 31 dhjetor. /abcnews.al