Tottenham njoftoi ditën e sotme shkarkimin e Jose Mourinhos nga stoli i trajnerit të ekipit. Drejtuesit duhet të gjejnë një pasues të denjë të Special One dhe kanë piketuar një figurë shumë të kërkuar së fundmi.
Nga Anglia mësohet se Julian Nagelsmann është i zgjedhuri i drejtuesve dhe ka nisur punë për të arritur te gjermani. 33-vjeçari prej thuajse tre sezonesh është pjesë e Leipzig dhe me rezultatet e arritura e ka vënë veten mes më të mirëve të Europës.
Për Nagelsmann ka interes të madh edhe nga Bayern Munchen, që pritet të mbetet pa Flick në fund të sezonit, pas mosmarrëveshjeve për merkaton e skuadrës dhe dëshirës së trajnerit për të drejtuar kombëtaren. Konkurrenca për Tottenham është e madhe. /abcnews.al