E do e gjithë Europa, Barcelona vendos të rinovojë me “xholin” e ekipit

schedule08:37 - 14 Korrik, 2021

schedule 08:37 - 14 Korrik, 2021

Kontrata e Sergi Roberto me Barcelonën skadon në verën e vitit 2022 dhe në Barcelonë duan të zgjidhin të ardhmen e “xholit” katalanas, megjithëse për momentin kjo është një çështje dytësore, mes kaq shumë problemesh që po përballet presidenti Laporta.

Prej muajsh flitet për largimin e 29-vjeçarit, i cili kërkohet nga e gjithë Europa. Por Barcelona nuk dëshiron ta humbë dhe ka vendosur të nisë lëvizjet për të rinovuar. Roberto në sezonin e fundit e humbi vendin e titullarit sepse talenti Dest ishte i jashtëzakonshëm në krahun e djathtë.

Por Koeman e do ende dhe e ka në planet e tij. Holandezi dëshiron ta përdorë edhe në mesfushë Roberton, që ka kaluar gjithë karrierën te Barcelona. Mateu Alemany, CEO i klubit ka gati kontratën e re deri në vitin 2024, kur Roberto do jetë 32 vjeç.

 

Nga ana e tij, lojtari dëshiron të vazhdojë me Barcelonën dhe ky fakt tregon se gjithçka është në rrugën e duhur. Për momentin asgjë nuk ka marrë zhvillime konkrete, por duke parë vullnetin e palëve nuk do zgjasë shumë për t’u ndërmarrë ky hap. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!