E djathta ekstreme në Britani/ Nigel Farage zgjidhet deputet pas shtatë përpjekjeve të dështuara

schedule09:18 - 5 Korrik, 2024

schedule 09:18 - 5 Korrik, 2024

Nigel Farage, kreu i partisë së ekstremit të djathtë Reforma në Mbretërinë e Bashkuar, fitoi një vend në Parlamentin Britanik për herë të parë, duke dalë deputet nga zona e Clacton, në Essex.

Retorika e tij kundër imigracionit dhe fushata për Brexit e kanë bërë Farage një nga politikanët më të njohur dhe më të diskutueshëm në Britani, por ai ja doli të zërë një vend në Westminster vetëm pas shtatë përpjekjeve të dështuara radhazi.

Këtë herë për vendin e tij në Dhomën e Komunave, Farage ia doli të mposhtë në zonën e tij elektorale me 21,225 vota, rivalin nga Partia Konservatore, Giles Watling, i cili mori vetëm 12,820 vota.

Ka një boshllëk të madh në hapësirën e qendrës së djathtë, në skenën politike britanike dhe detyra ime është ta plotësoj atë. Dhe kjo është pikërisht ajo që unë do të bëj. Unë synoj të ndërtoj një lëvizje masive në mbarë vendin gjatë viteve të ardhshme, me shpresë mjaft të madhe për të synuar lartë për zgjedhjet e 2029-ës”, tha Farage pas shpalljes së rezultateve në zonën e tij elektorale.

Sondazhi i parë pas mbylljes së qendrave të votimeve parashikoi 13 vende për Reformën, por parashikimi i rishikuar i BBC tani i jep partisë së Nigel Farage 4 vende në Parlament.

Synimi përfundimtar i Farage është ta bëjë Reformën opozitë zyrtare ndaj Laburistëve, të cilët kanë shkaktuar “tërmet” me fitoren e thellë pas 14 vitesh pa pushtet.

Nuk ka asnjë entuziazëm për laburistët. Kjo qeveri laburiste do të jetë në telashe – shumë, shumë shpejt. Ne po vijmë për Laburistët, mos kini asnjë dyshim për këtë. Më besoni miq, ky është vetëm hapi i parë i lëvizjes që do t’ju habisë të gjithëve”, pohoi Farage

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!