“E disata herë që na hiqet e drejta e fjalës”, Kryemadhi: Duçka ishte i rregullt kur ishte me ne

schedule12:15 - 26 Janar, 2023

schedule 12:15 - 26 Janar, 2023

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi ka folur për mediat në ambientet e jashtme të Kuvendit. Ajo u shpreh se opozitës po i hiqet e drejta e fjalës në Kuvend dhe se kryeparlamentarja aktuale, Lindita Nikolla nuk është në gjendje ta administrojë.

Në lidhje me Dorian Duçkën, Kryemadhi tha se ai është një kushëri i Ilir Metës dhe për sa kohë ka qenë pjesë e LSI-së ka qenë i rregullt, kur e thirri Rama u bë një lobist i tij.

“Dua t’ju falenderoj për hapësirën që na jepni, pasi parlamentin e ka bllokuar Nikolla, si një mercenare e Ramës. 

Si deputete e thjeshtë, është e disata herë që na hiqet e drejta e fjalës. Sot do të diskutonim për gazrat që lëshohen në venddepozitime të vjetra të Sharrës. S’na u dha e drejta për të diskutuar, por as për të marr përgjigje.

Rasti i Erisa Xhixhos, një kryeparlamentare që nuk është aftë të administrojë, të largohet dhe të zgjedhin Ballën, do ishte më etike.

A ka mundësi ta dimë pse Rama ka kaq frikë kur eshtë i pastër.

Më vjen keq për vendin tim, kam shumë dëshirë që ndërkombëtarët që na kanë treguar ligjin, a mund të na tregojnë se çfarë po ndodh me Ramën që vjedh paratë e shqiptarëve.

A ka Dorian Ducka, lidhje me partinë e LSI, tani PL?

Dorian Duçka është djali i hallës së Ilir Metës. Sa ishte në LSI ishte i rregullt.

Në momentin që Edi Rama e ftoi si zyrtar edhe Duçka u bë një lobist i Ramës që bënte të gjitha porositë e tij.

Kjo është një çështje që i përke drejtësisë, tha ndër të tjera Kryemadhi.r.t/abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!