E diela me reshje shiu, në zonat malore rinis dëbora, temperaturat deri në -2°C

schedule07:18 - 27 Shkurt, 2022

schedule 07:18 - 27 Shkurt, 2022

Orët e para të ditës do të sjelli reshje, ku në zonat të izoluara pritet të kemi dhe reshje mesatare. Sipas MeteoAlb parashikohet që në ultësirën perëndimore të kemi reshje shiu, por në zonat malore vranësirat do të gjenerojnë reshje  dëbore.

Ndërsa orët në vijim sjellin në vend përmirësim të lehtë të motit, ku priten momente pa reshje dhe intervale të shkurtra me kthjellime. Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -2°C deri në 14°C. Era do të fryjë me shpejtësi 50 km/h nga drejtimi Lindor – Verilindor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 4 ballë.

Kosova

Territori i Kosovës do të jetë në ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme. Parashikohet që të kemi zhvillim të vranësirave dhe prezencë të reshjeve të dëborës. Por gjatë pasdites dhe në vijim pritet përmirësim gradual i motit në vend, duke sjellë edhe intervale me kthjellime.

Maqedonia e Veriut

Republika e MV do të ketë shtim të vranësirave gjatë paradites, ku deri në orët e mesditës do të gjenerojnë reshje në të gjithë territorin. Ndërsa në orët e pasdites dhe mbrëmjes pritet përmirësim gradual i kushteve atmosferike në MV, duke larguar vranësirat e shumta dhe reshjet nga vendi.

Maqedonia e Veriut

Republika e MV do të ketë shtim të vranësirave gjatë paradites, ku deri në orët e mesditës do të gjenerojnë reshje në të gjithë territorin. Ndërsa në orët e pasdites dhe mbrëmjes pritet përmirësim gradual i kushteve atmosferike në MV, duke larguar vranësirat e shumta dhe reshjet nga vendi. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!