E diela e zezë në Greqi, regjistrohen 15 viktima nga koronavirusi

schedule11:14 - 23 Mars, 2020

schedule 11:14 - 23 Mars, 2020

Në një lidhje më “Skype” me ABC e Mëngjesit”, me Enkel Demin gazetari Robert Goro ka folur për situatën aktuale në Greqi. Ai u shpreh se në Greqi janë marrë masa për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

“Në Greqi është vënë masa në total e ndalimit të qarkullimit. Më e vështira është ende përpara, dhe sipas specialistëve vetëm pas dy javësh do të ketë një të plotë të situatës.

Autoritetet dhe vetë qytetarët janë në alarm edhe pse situata në Greqi nuk është e njëjtë me vendet e tjera. Duket se situata e rënduar e ka nxitur kryeministrit të marrë masa drastike. Policia është në dispozicion duke paralajmëruar qytetarët të respektojnë izolimin. Gjithashtu është komunikuar që në makinë të qëndrojë vetëm drejtuesi i mjetit dhe një pasagjer. Gjithashtu ambasadat janë mbyllur, pavarësisht se për çështjet e pasaportave është lajmëruar se do të shtyhen.

Më tej ai u shpreh se fillimisht u dyshua për një çift shqiptar me koronavirus, por nuk kishte informacione të detajuara”, u shpreh ai.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!