Alfio Rrotani dhe Fatma Methasani po shijojnë peridhën më të ëmbël pas ardhjes në jetë të djalit të tyre, Noah. Pak ditë më parë, vogëlushi festoi 1-vjetorin e lindjes dhe në këtë ditë të veçantë ata i organizuan një festë të këndshme.
Ndërkohë, ditën e sotme familja Rrotani ka shijuar një të dielë të këndshme. Ka qenë Alfio i cili ka ndarë një video të këndshme me të birin teksa luan në sheshin Skënderbej. “diela e shenjtë e familjes!”, ka shkruar Alfio krahas videos. /abcnews.al