“E di ku doni të dilni”, Osmani driblon për Deden: Flasim ditët në vijim

schedule16:01 - 25 Janar, 2021

schedule 16:01 - 25 Janar, 2021

Nevil Dede u largua pak para ndeshjes që Tirana zhvilloi me Laçin dhe bardheblutë në stol i drejtori sportiv Tefik Osmani. Në lidhjen direkte me emisionin “Gol pas Goli” në Supersport ai u shpreh: “E di që të gjithë mezi kanë pritur të flasim për Deden. Marr përsipër që ditët në vazhdim do dal dhe sqaroj gjithçka ka ndodhur”.

“Përgjegjësinë e marrë unë. Unë nuk u trembem përgjegjësitë. Për këtë humbja e kam unë të gjithë përgjegjësinë, shtoi Osmani, në lidhje me ndeshje e humbur kundër Laçit.

“Në lidhje me Deden do flas në ditët në vazhdim. Dola sepse duhet të dalë dikush. Dola të them dy fjalë për ndeshjen. Trajnerin e ri e zgjedh stafi. Ata më kanë ndihmuar shumë”.

“Ndryshimi në formacion, Kuka-Danso? E dini ku doni të dilni. (Dyshohet se ka pasur debat për formacionin, ndaj Dede është larguar) Do flas në ditët në vazhdim. Ishte një ndeshje që humbja e vinte në rrezik objektivin tonë. Futja e Dansos mendoj se na ka dhënë më shumë në aspektin sulmues. Ne si klub, as unë, nuk dorëzohemi kurrë. Dorëheqje apo shkarkim? Nesër ose pasnesër do ua themi”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!