“E dëshiron edhe ti numrin tim?”, Ibra godet sërish

schedule12:28 - 22 Tetor, 2019

schedule 12:28 - 22 Tetor, 2019

Zlatan Ibrahimovic ia ka lënë në dorë agjentit Mino Raiola gjetjen e klubit të ri. Kontrata me Los Angelos Galaxy përfundon në ditën e fundit të këtij viti dhe janari pritet ta gjejë me ekip të ri.

Sulmuesi dëshiron të rikthehet në Itali, aty ku është aktivizuar më parë me Juventusin, Interin dhe Milanin. Napoli i pëlqen shumë dhe ideja për të luajtur në “San Paolo” e intrigon.

Carlo Ancelotti u shpreh se do ta telefononte shumë shpejt për t’i thënë që e pret në ekipin e tij. Një gazetar amerikan e ka pyetur nëse trajneri italian e ka telefonuar ende apo jo. Ibra ka punuar me Carletton te PSG, marrëdhënia mes tyre është fantastike, teksa 38-vjeçari nuk i kursen batutat kundrejt gazetarit.

A më ka telefonuar Ancelotti? Mua të gjithë më telefonojnë. E dëshiron edhe ti numrin tim të telefonit? Mund të më telefonosh kur të duash“, thekson Zlatan Ibrahimovic. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!