Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

E dërguara e SHBA në zyrën e ministrit të Brendshëm, Hoxha: Mirënjohje për mbështetjen e SHBA në luftën kundër kriminalitetit

schedule16:38 - 4 Qershor, 2025

schedule 16:38 - 4 Qershor, 2025

Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha priti sot të Ngarkuarën me Punë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Nancy VanHorn.

Pas bisedës ai shkruan në rrjetet sociale: “Pata kënaqësinë të zhvilloj një takim të frytshëm me Të Ngarkuarën me Punë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Nancy VanHorn. Diskutuam mbi bashkëpunimin e ngushtë dhe të vazhdueshëm në fushën e sigurisë, si shtyllë e rëndësishme e marrëdhënieve tona të shkëlqyera.

Mirënjohës për mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-ve në forcimin e rendit, sigurisë dhe luftën kundër kriminalitetit në tërësi, për një të ardhme më të mirë për qytetarët tanë”.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!