E denoncoi PD, reagon Çyrbja: I kam dhënë shpjegimet në prokurori

schedule18:57 - 17 Gusht, 2018

schedule 18:57 - 17 Gusht, 2018

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja, reagoi te premten në lidhje me denoncimin e bërë nga Partia Demokratike, duke lidhur emrin e tij me bandën e Emiliano Shullazit.

“Jam i detyruar të jap një shpjegim publik si detyrim nga zgjedhësve të mij mbi atë çfarë në media është transmetuar dhe më pas është keqpërdorur si gjithmonë nga opozita pa ekip dhe pa lidership. Gjithçka pretendohet sot i kam sqaruar në prokurori dhe në dëshminë time përpara organeve të drejtësisë më shumë se një vit më parë”, -shprehej Çyrbja.

Sipas deputetit, kjo çështje është hetuar nga Prokuroria, ku ai ka dhënë të gjithë informacionet dhe dëshmitë.

“Ata që sponsorizojnë lajme vere, nuk do të arrijnë qëllimin për të dëmtuar imazhin tim dhe të grupit parlamentar ku kam nderin të bej pjesë, sikundërse nuk e arritën edhe para një viti me po të njëjtin lajm vere”, përfundonte reagimi i deputetit të PS. /abcnews.al