E dashura e Astrit Thaçit rrëfehet për Abc News: Nuk e dija çfarë njeriu ishte

schedule15:21 - 19 Shkurt, 2020

schedule 15:21 - 19 Shkurt, 2020

Adela Berisha u arrestua disa ditë më parë si bashkëpunëtore e grabitësit serial Astrit Thaçi, i cili akuzohet se ka kryer tetë grabitje brenda një jave në Tiranë, Durrës dhe Elbasan.

E reja ka rrëfyer në një intervistë për gazetarin e Abc News, Leonidha Musaj se si u gjend në mes të kësaj historie. Adela shprehet se kishte një muaj e gjysmë lidhje me Astritin, dhe thekson se nuk kishte dijeni për jetën e tij.

Po ashtu ajo ka hedhur poshtë dëshminë e saj të mëparshme se priste një unazë fejese nga ky i fundit.

Intervista për Abc News:

Adela Berisha: Unë tjeshtë kam një muaj e gjysme me atë. Nuk kam asgjë me Astritin, nuk e njihja ça robi ishte ky, ca bënte dhe nuk me intereson. Njerëzit nuk kanë pse të folin keq për mua sepse unë nuk kam hak. S’kam lidhje fare.

Gazetari: Ju nuk ekishin dijeni për aktivitetin kriminal të tij.

Adela Berisha: Jo. Thjeshtë më merrte në telefon me privat, me gjëra kështu, dilja pija kafe.

Gazetari: Policia thotë se ju e keni mbështetur në disa raste.

Adela Berisha: Jo, aspak.

Gazetari: Po në momentin e arrestimit?

Adela Berisha: Aty nuk kisha çfarë të bëja sepse sapo u ula në kafe dhe unë nuk e dija cfarë bënte ky. Pastaj ia kam shpejguar policisë.

Gazetari: Gjatë deklarimeve tuaja, keni thënë se prisnit një unazë fejese nga ai apo jo?

Adela Berisha: Jo, jo. Ne thjeshtë kena pas dhe më ka thënë që mos shkojnë gjërat edhe më shumë për diçka më së shumti. Por kjo që ndodhi tani…

Gazetari: Kishit dijeni për jetën e tij të mëparshme, e dinit që kishte qenë i arrestuar në Itali, 7 vite për vjedhje?

Adela Berisha: Jo.

http://abcnews.al/wp-admin/post.php?post=269430&action=edit

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!