Julian Lekoçaj ishte i ftuar në emisionin “Abc-ja e mëngjesit”, ku ndau më shumë detaje rreth muzikës dhe projekteve të reja. Ai e ka nisur karrierën si model pasi mori pjesë në Mister Albania të vitit 2001, ku doli në vendin e katërt. Por këtë profesion e la për të ndjekur pasionin për muzikën.
Gjatë bisedës me moderatorin Alban Musa, Juliani tregoi nëse do të konkurronte te “Kënga Magjike” apo “Festivali i Këngës”. Duke u ndalur te festivali i fundvitit, Juliani shprehu rezerva ndaj organizatorëve të spektaklit teksa tregoi se ka dërguar një material, i cili nuk është dëgjuar aspak.
“Në festivalin e fundvitit dua të marr pjesë. Rikthehem pas 9 vitesh. Arsyet e mungesës ishin të ndryshme frymëzimi por dhe neglizhenca. Pata dërguar një material muzikor duke ndjekur të gjitha rregullat që kanë por më pas kam marrë vesh që nuk është dëgjuar fare.”, tha Juliani. /abcnews.al