“E çmendura” Anxhela Peristeri fiton edicionin e 19 të Këngës Magjike

schedule10:21 - 10 Dhjetor, 2017

schedule 10:21 - 10 Dhjetor, 2017

Anxhela Peristeri dhe kënga e saj me titull “E çmendur” fitoi mbrëmë edicionin e 19 të “Këngës Magjike”, e cila mori edhe çmimin si vokali më i mirë femëror i këtij festivali.

Në vendin e dytë u rendit këngëtarja Elhaida Dani me këngën e titulluar “E ngrirë”. Dani fitoi edhe çmimin e kritikës. Për këngëtaren fituese të “Voice of Italy”, vleu mbrëmë shprehja “i mbyturi te mbyt”. Ajo deri në fund të votimit nga këngetaret renditej e para, por votat e kengetarit Franc Koruni, i renditur ndër vendet e fundit dhe që i dha zero pikë Elhaida Danit, bëri të mundur peërmbysjen e rezultatit dhe shpalljen fituese të këtij edicioni të Anxhela Peristerit, e cila denjësisht deri në ato momente renditej pas Danit.

Në vendin e tretë u rendit një tjetër zë i veçantë femëror. “Zhurme”, kënga e kënduar nga këngëtarja e re e talentuar Fifi, mori vlerësimet e jurisë dhe votat e vetë këngëtarëve. Fifi me këtë këngë rrëmbeu edhe çmimin e këngës hit. Mes çmimeve të tjera të rëndësishme ishte ai për vokalin më të mirë mashkullor fituar nga Mentor Haziri, best dance nga Alar Band, ndërsa çmimi i artistit më të pëlqyer i shkoi Valon Shehut. Ai i duetit më të mirë i shkoi vëllezërve Endri dhe Stefi Prifti, ndërsa çmimi TV Klan i shkoi këngëtares Xhesika Polo, e cila në këtë festival garoi me këngën “Jetën ma fal”. Çmimi “Çesk Zadeja” iu dha blerina Brakës me këngën “Lamtumirë dashuri”, ndërsa ai i produksionit “Jon music” iu dha Klinti Çollakut me këngën “Mua s’më gjen”./abcnews.al