Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Francë ku një grua gjermane 53 vjeçare është gjetur e burgosur në apartamentin e saj, e cila kishte qëndruar nga viti 2011. Mediat e huaja shkruajnë se gjermania ka qëndruar e mbyllur prej 12 vitesh dhe në pranga në lidhje me këtë ngjarje është arrestuar bashkëshorti i saj 55 vjeç.
Gruaja e tij u gjet në një dhomë me hekura në dritare ishte e zhveshur, me kokë të rruar, e kequshqyer dhe shumë e dobët. Brenda banesës kishte edhe një “ stol torturash ” .
Apartamenti ishte në qytetin Forbach, pranë kufirit franko-gjerman.
Ndër të tjera thuhet se 53 vjeçarja kishte gishta dhe këmbë të thyera ndaj është dërguar për të marrë një ndihmë mjekësore në spital.
Ndërkaq në media shkruhet se ka qenë vetë gruaja e cila më në fund ka arritur që të kontaktojë policinë gjermane në Wiesbaden , e cila nga ana e saj njoftoi autoritetet franceze që ndërhynë në orët e para të ditës së sotme.
Autoritetet franceze po kryejnë një hetim paraprak mbi akuzat për kufizim të paligjshëm të një personi, përdhunim të rëndë dhe torturë dhe brutalitet./abcnews.al