Sipas gazetarit Arlind Sadiku, Arsenali ka dorëzuar një ofertë zyrtare për Edon Zhegrovën.
Sadiku thotë se anësori nga Kosova i ka bërë përshtypje Arsenalit me performancën e tij këtë vit. Zhegrova nuk është një emër që shumë tifozë të Arsenalit e kanë dëgjuar. 23-vjeçari u transferua te Lille në janar, duke përfunduar gjysmën e dytë të sezonit me dy gola dhe një asistim në 12 paraqitje në Ligue 1.
Në pa mundësinë për të firmosur me Raphina të Leeds, Arsenal tashmë thuhet se do të tentojë lojtarin kosovar, i cili cilësohet si “Messi” nga Kosova. Lille bleu kartonin e tij për një shifër prej 7 milionë euro./ h.ll/abcnews.al
Is this stunner from Lille’s Edon Zhegrova against Angers the goal of the weekend? pic.twitter.com/8nftOTm75o
— Get French Football News (@GFFN) April 11, 2022