Lajm i bujshëm i raportuar nga spanjollja “AS”: PSG është futur në bisedime me Atletico Madrid për firmën e sulmuesit Diego Costa. Atletico Madrid siguroi firmën e Luis Suarez nga Barcelona për vetëm 6 milion euro dhe Diego Costa, me shumë gjasa do të jetë zgjedhje e dytë.
Sidomos pas debutimit fantastik të Suarez, që në vetëm 20 minuta, shënoi dy gola dhe asistoi një tjetër. Diego Costa është i hapur ndaj idesë së largimit dhe pista PSG, e tërheq tepër.
Tashmë mbetet që vetëm drejtuesit e dy skuadrave të gjejnë gjuhën e përbashkët për një shifër simbolike, çka do të çonte Diego Costan në kryeqytetin francez, aty ku do të zëvendësojë të larguarin Edinson Cavani./abcnews.al
PSG, Atletico Madrid'in kadro düşünmediği Diego Costa'yı bonservis ödemeden kadrosuna katmak istiyor. (AS) pic.twitter.com/GjHnBJDBf4
— Fanatik (@fanatikcomtr) September 30, 2020