E BUJSHME: Real Madrid në karantinë, infektohet një lojtar me COVID-19

schedule12:37 - 12 Mars, 2020

schedule 12:37 - 12 Mars, 2020

Real Madrid është klubi i fundit nga futbolli që është infektuar nga Covid-19. Është konfirmuar nga vetë klubi madrilen se një nga pjesëtarët e stafit të ekipit të basketbollit ka dalë pozitiv ndaj Coronavirusit.

Ekipi i basketbollit stërvitet në të njëjtin vend ku stërvitet dhe ekipi i futbollit. Kjo do të thotë se lojtarët dhe pjesëtarët e stafit kanë qenë në kontakt dhe mund të jenë infektuar nga virusi vdekjeprurës.

Sipas protokollit, të gjithë lojtarët duhet të izolohen për të paktën 14 ditë. Kjo do të thotë se ndeshja kundër Maanchester City me shumë mundësi do të shtyhet.

Ndeshja e Championsit është planifikuar për t’u zhvilluar javën e ardhshme, por për të parandaluar përhapjen e virusit  ajo nuk do të luhet, sikurse edhe Juventus-Lyon. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!