Erling Haaland te Real Madrid në qershorin e ardhshëm? Kjo është një pyetje që në fakt ditën e sotme të gjithë kanë filluar ta bëjnë, që brenda saj ka edhe një përgjigje gjysmë pozitive.
Sipas “Relevo”, presidenti i Real Madrid, Florentino Perez, do të përpiqet që të sigurojë shërbimet e sulmuesit fantastik norvegjez, edhe pse prioriteti mbetet ende Kylian Mbappe.
Haaland ka një klauzolë prej 200 milionë eurosh dhe në këtë mënyrë Perez nuk ka nevojë për negociata me klubin anglez të Manchester City./h.ll/abcnews.al