E BUJSHME/ Përjashtimi nga Europa, Manchester City i bindur: Komplot

schedule13:26 - 18 Shkurt, 2020

schedule 13:26 - 18 Shkurt, 2020

Skenar i bujshëm. Burime pranë klubit të Manchester Cityt deklarojnë se janë disa klube europiane që i kanë bërë presion UEFA-s për t’i dënuar ata. Bëhet fjalë për Real Madrid, Bayern Munchen, PSG dhe disa klube angleze, që kanë kërkuar dënimin e “Qytetarëve”.

ÇFARË NDODHI – UEFA vendosi të përdorë dorën e hekurt ndaj Manchester City. Klubi anglez u përjashtua me dy vite nga kompeticionet europiane (2020-2021 dhe 2021-2022) dhe u gjobit me 30 milion euro. “Cityzens” kanë paguar një çmim të lartë për shkeljet e kryera në FPF (fair-play financiar).

Në njoftimin për shtyp të qeverisë europiane të futbollit thuhet se pasi shqyrtoi të gjitha provat, Dhoma Gjyqësore zbuloi se Manchester City kishte kryer shkelje serioze të rregulloreve për licencat dhe FPF, duke mbivlerësuar të ardhurat dhe bilancin e klubit mes viteve 2012-2016. Anglezët gjithsesi do ta çojnë çështjen në CAS. /abcnews.al