“RMC Sport” duket se i jep përgjigje pyetjes në lidhje me fazën e ardhshme të karrierës së Zinedine Zidane.
51-vjeçari duket se e ka vënë në prioritet marrjen e Juventusit, me të cilin përflitet se ka nisur tashmë diskutimet në prag të sezonit të ardhshëm, në një takim të fundit në Torino.
Në fakt, vetë Zidane përflitet se dëshiron të angazhohet për një kontratë afatgjatë me “Bianconerët” e cila megjithatë do t’i ofrohet vetëm nëse Massimiliano Allegri largohet.
Megjithatë, Juventusi nuk po “luan” i vetëm pasi Zinedine Zidane vazhdon të jetë në listën e Florentino Perez për pankinën e Real Madridit, veçanërisht pas zërave se Carlo Ancelotti dëshiron t’i japë lamtumirën pas përfundimit të këtij sezoni. /G.D abcnews.al/


