E bujshme nga Italia/ Bonucci padit Juventusin, kërkohet kompesim për dëmet profesionale

schedule10:58 - 12 Shtator, 2023

schedule 10:58 - 12 Shtator, 2023

Pas transferimit te Union Berlin, Leondardo Bonucci ka vendosur të padisë Juventusin për shkak se e la periudhën e fundit jashtë skuadrës.

Deri në fund të mëngjesit të sotëm, 12 shtator, avokatët e lojtarit, Antonio Conte dhe Gabriele Zuccheretti do të vijojnë me veprimet ligjore të parashikuara në kontratën kolektive. Veprim i cili konsiston në një kërkesë për kompensim për dëmet për shkak të mungesës së pretenduar të kushteve adekuate të stërvitjes dhe përgatitjes në dispozicion të Bonucci , një situatë e cila do të kishte shkaktuar dëmtim profesional dhe imazhi te lojtari .

Bonucci tashmë e ka bërë të ditur se çdo kompensim do t’i dhurohet “Neuroland”, një shoqatë që mbështet familjet e fëmijëve të shtruar në departamentin e neurokirurgjisë pediatrike të Spitalit të Fëmijëve Regina Margherita në Torino./h.ll/abcnews.al