Humbja shokuese ndaj Bayer Leverkusen, të dielën që sapo lamë pas, por dhe sezoni i deri më tanishëm me plot ulje ngritje, duket se ka “acaruar” aq shumë bordin drejtues të Bayern Munich, saqë janë duke e konsideruar seriozisht shkarkimin e teknikut Julian Nagelsmann.
Sipas raportimeve, të gazëtarit të mirënjohur sportiv Fabrizio Romano, “gjigandët” gjerman dëshirojnë të largojnë në mënyrë të menjëhershme tekniku Nagelsmann, mirëpo gjithçka është ende në proces.
Në krahun tjetër, në rast pushimi nga puna të teknikut Nagelsmann, kandidati kryesor për stolin “bavarez” është një tjetër teknik gjerman shumë i njohur për skemat e tij, Thomas Tuchel, i cili që prej largimit në fillim të sezonit nga “blutë” e Londrës është pa një ekip. /i.m /abcnews.al
? EXCLUSIVE: FC Bayern are seriously considering to sack Julian Nagelsmann. Decision being discussed internally, the club could fire him soon. #FCBayern
? Understand Thomas Tuchel leading candidate to potentially take FC Bayern job.
More to follow. pic.twitter.com/YpnTHsgbhy
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) March 23, 2023