E pamundur, por e vërtetë, Joshua Kimmich mund të lërë këtë merkato vere “bavarezët” e Bayern Munich, për “katalanasit” e Barcelona, të paktën kështu raportohet nga mediat gjermane e ato spanjolle.
Largimi i Sergi Busquets nga Barça i ka lënë këta të fundit me një “boshllëk” të madh në aspektin defensiv të mesfushës, me bordin e “blaugranave”, që kanë 2 opsione në “tavolinë”, fillimisht talentin e Real Sociedad, Martin Zubimendi, si dhe 28-vjeçarin e Bayern Munich, Joshua Kimmish.
Sipas raportimeve, mesfushori gjerman po e mendon seriozisht një largim nga “bavarezët”, me lojtarët që janë ende të “shokuar” nga shkarkimi i “beftë” i teknikut Julian Nagelsmann, muajin e kaluar dhe zëvendësimi i tij me gjermanin, Thomas Tuchel.
Ndërkaq, kujtojmë se 28-vjeçari gjerman luan prej 8 vitesh me fanellën e Bayern Munich dhe te Barcelona ai shihet si “lideri” perfekt, i cili mund të mbushë “boshllëkun” e lënë nga “veterani”, Sergi Buquets. /i.m /abcnews.al