E bujshme nga Anglia: Cavani rrezikon pezullimin, shkak bëhet një postim në “Instagram”

schedule15:38 - 17 Dhjetor, 2020

schedule 15:38 - 17 Dhjetor, 2020

Sulmuesi i Manchester United, Edinson Cavani, është akuzuar zyrtarisht nga Shoqata e Futbollit në Anlgi për sjellje josportive dhe tashmë ai rrezikon të ndëshkohet. Bëhet fjalë për një postim të lojtarit në “Instagram”, ditën kur ai shënoi dy gola në fitoren 3-2 të United kundër Southampton.

Një miku i tij e kishte uruar Edin në një “Instastory” dhe më pas 33-vjeçari e postoi atë në profiling e tij. Përpos fotos ai dhe e falenderoi me fjalët: “Faleminderit zezak”. Këto fjalë nuk u pritën mirë nga tifozë dhe jo vetëm dhe si pasojë, Cavani e fshiu postimin dhe kërkoi falje.

 

Por, organi i futbollit anglez deklaron se ai postim përbën një shkelje të hapur të nenit E3 të Federatës Angleze, e cila i referohet fyerjeve ndaj ngjyrës, racës apo origjinës. Uruguaiani dhe United kanë kohë deri në datën 4 janar të vitit të ardhshëm për t’iu përgjigjur kësaj akuze. Gjithsesi, klubi anglez reagoi përmes një deklarate zyrtare, ku shpejgonte se postimi i Cavanit është keqinterpretuar. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!