Ditët e fundit janë shtuar zërat e mundësisë që Manuel Neuer të largohet nga Bayern Munchen në fund të sezonit. Kapiteni i ekipit gjerman nuk e ka pritur mirë akordin e bavarezëve me Alexander Nubel.
Portieri 23-vjeçar i Schalke 04 do të transferohet në Mynih në fund të sezonit dhe mes palëve ka një klauzolë që i lejon atij të luajë të paktën 15 ndeshje në sezon me ekipin e ri. Kjo e ka acaruar Neuer, i cili po mendon realisht nisjen e një aventure të re.
France Football shkon më tej dhe thekson se karriera e 33-vjeçarit mund të vijojë në Serie A. Juventus po tenton të përfitojë nga kjo situatë dhe është gati t’i plotësojë çdo dëshirë portierit të famshëm për t’i dhuruar trajnerit Sarri një emër të madh për portën. /abcnews.al