Ata ishin një nga tre të fundit besnik planit të Superligës Evropiane, megjithatë duket se Juventusi do të largohet dhe do të lërë të qetë Real Madridin dhe Barcelonën.
Sipas Relevo, “Bianconerët” i kanë njoftuar spanjollët se nuk dëshirojnë të jenë më anëtarë të kësaj aleance, me këtë zhvillim që vjen si pasojë e linjës së re të tërhequr nga klubi italian pas epokës së Agnellit.
Kujtohet se plani madhështor i Superligës u zbulua në pranverën e vitit 2021, me dymbëdhjetë skuadra kryesore, por nëntë ishin larguar menjëherë, tani kanë mbetur vetëm dy. /G.D abcnews.al/