Eden Hazard ka kërkuar largimin nga Real Madrd dhe në verë ai pritet të zbarojë në një tjetër klub, ku do provojë të konfirmojë veten e tij edhe një herë, pas dy viteve të vështira te Real Madrid, ku dëmtimet e bënë të vuajë shumë.
Gazeta italiane Leggo raporton se Roma dëshiron të nisë një ofensivë për Hazard dhe ta tentojë belgun përmes formulës së huazimit për të paktën sezonin e ardhshëm. Bëhet fjalë për shumë të caktuar shpërblim për Real Madrid dhe shlyerjen e një pjese të pagës prej 15 milionë eurosh për sulmuesin.
Aventura italiane mund të jetë interesante për Hazard për shkak se në kryeqytet trajner është Jose Mourinho. Dyshja kanë punuar së bashku te Chelsea dhe kanë konsideratë të lartë për njëri-tjetrin. Në të shkuarën sulmuesi ka shprehur hapur se dëshiron të punojë sërish me Mourinho. /abcnews.al