Mesfushori me origjinë shqiptare, Enis Bardhi, ka shkëlqyer këtë sezon me ekipin e Levantes në La Liga dhe interesimi për të, por shtohet dita-ditës. Për futbollistin e Maqedonisë, në garë është shtuar ekipi i Arsenalit.
Siç raportojnë mediet britanike, trajneri Mikel Arteta ka piketuar yllin e Levantes si përforcimin e duhur në repartin e mesfushës, duke iu frikësuar dhe një largimi të mundshëm të Guendouzit apo Torreira.
Bardhi ka luajtur 26 ndeshje për Levanten këtë sezon, duke shënuar 4 gola dhe duke asistuar 3 herë. 24 vjeçari, vlerësohet 12 milion euro nga Transfermarkt dhe me një ofertë prej 20 milion eurosh, Levante do të bindej./abcnews.al
Arsenal ‘submit offer for Enis Bardhi’ https://t.co/buL62fdHv3
— The Sun Football ⚽ (@TheSunFootball) June 29, 2020