E BUJSHME/ Edi Reja ikën nga Shqipëria, mediat italiane e bëjnë të kryer

schedule14:13 - 19 Nëntor, 2019

schedule 14:13 - 19 Nëntor, 2019

Edoardo Reja nuk ka më një kontratë që e lidh me Shqipërinë. Mesazhet e trajnerit italian kanë qenë të qarta, duke u shprehur se dëshiron të vazhdojë të jetë në krye të kuqezinjve, madje është shprehur se do kishte dashur të kishte ardhur më parë.

Edhe vetë Duka ka lënë të kuptohet që nuk ka shumë dyshime për të ardhmen e Rejës. Gjithsesi akoma nuk ka asgjë zyrtare. Nga Italia tashmë vjen një lajm që hedh dyshime. Gazzetta Dello Sport raporton se Reja mund të largohet nga Shqipëria.

Artikulli i botuar nga Gazzetta Dello Sport

Mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë. Një ditë më parë Duka ishte i ftuar në emisionin “Pressing” në ABC News, ku deklaroi mes tw tjerash: “Nuk i kam lexuar deklaratat e trajnerit, nuk kam biseduar as sot me trajnerin. Gjithsesi, unë e kam thënë para ndeshjes, që mënyra si ka drejtuar, asgjë nuk është perfekte. Perfeksionin e ka Zoti, jo Reja.

Por, nëse bëjmë bilancin, peshorja shkon pozitivisht. Gjithsesi, nuk mund t’i harroj dy ndeshjet e fundit, që ka përgjegjësi dhe trajnerin. Eksperienca e tij nuk duhet të na lejonte të shkonim e të nënvlerësonim Andorrën. Peshorja është nga ana pozitive dhe do të ulemi të bisedojmë.

Këto dy ndeshje, kanë lëkundur disi, pasi ishim emocionalë pas vërshëllimës së fundit. Ndeshja me Andorrën ishte rezultat negativ, por nuk duhet të merrja vendime emocionale. Nëse një trajner merr nota pozitive në 7 muaj, siç ka marrë Reja, nuk është profesionale që të ndërpresim bashkëpunimin.

Sepse në afatshkurtër është shumë e vështirë të marrësh rezultat. De Biasit iu desh koha që të marrë rezultate pozitive dhe të shkojë në Europian. Trajnerëve iu duhet kohë që të njohin ekipin, kulturën e futbollit shqiptar”.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!