Granit Xhaka ka qenë shpesh në shënjestër tek Arsenali, por trajneri Unai Emery e ka mbrojtur dhe e ka vlerësuar për lojën e zhvilluar. Tashmë ai ka ndërmarrë një tjetër hap dhe ka vendosur t’i bëjë një dhuratë për ditëlindje (feston ditëlindjen e 27-të). Xhaka do të jetë kapiten i përhershëm, sikurse raporton David Ornstein, gazetar i BBC.
Emery, para se të marrë vendimin përfundimtar, është konsultuar me lojtarët e tjerë dhe në fund ka menduar që t’i japë shiritin mesfushorit, i cili është kapiten edhe te Zvicra. Tashmë mbetet të vendoset zëvendëskapiteni, që do të jetë një mes Lacazette dhe Aubameyang. / abcnews.al
Exclusive: Arsenal head coach Unai Emery has named Granit Xhaka as permanent captain. Consulted players before relaying final decision to squad this morning. Xhaka has led #AFC in 6/8 games this season + turned 27 today. Vice not finalised, hearing between Lacazette & Aubameyang
— David Ornstein (@bbcsport_david) September 27, 2019