Alphonso Davies është një ndër lojtarët më të mirë në Bundesliga dhe anësori i Bayern, po bën ndeshje të shkëlqyera. 19 vjeçari ka gjetur formën e tij më të mirë në të majtë të mbrojtjes, aty ku ka marrë vëmendje të madhe.
Tashmë, Davies vlerësohet plot 100 milion euro, pasi kanadezi rinovoi vetëm pak ditë më parë me bavarezët. Tani të gjithë flasin me superlativa për yllin e Bayern, por tre vite më parë, ishte pranë Sëansea.
Klubi uellsian, që para tre sezonesh militonte në Premier League, ishte shumë pranë firmës me Davies, që asokohe ishte 16 vjeç, për vetëm 3 milion sterlina. Pse nuk u konkretizua? Pasi Davies nuk mund të merrte dot dokumentacionin e duhur për të qëndruar në Angli. Ndoshta do të kishte pasur një karrierë ndryshe…/abcnews.al
Swansea wanted Alphonso Davies in £3m transfer three years ago but £100m wonderkid couldn’t get work permit | @reluctantnicko https://t.co/3lQANqfNWw
— The Sun Football ⚽ (@TheSunFootball) May 31, 2020