Futbolli u rikthye në Europë, por përtej oqeanit sporti më i bukur në botë është ende i ndaluar. Pandemia e Coronavirusit vazhdon ende dhe ekipet akoma nuk janë rikthyer në fushat e blerta.
Në kampionatin meksikan, konkretisht tek ekipi i Cruz Azul, ka pasur një përhapje të madhe të Covid-19. Janë plotë 22 persona që kanë rezultuar pozitivë me Coronavirus, një numër ky shumë i lartë.
Sipas raportimit të “Sky TG24”, janë 8 lojtarë nga ekipi i meshkujve dhe 14 nga ekipi i femrave, të cilët tashmë janë të izoluar. Kampionati vazhdon të jetë i ndaluar, por pritet që gjithçka të rifillojë në fillim të korrikut. /abcnews.al