Ernesto Valverde, në rast se dështon edhe këtë sezon, zor se do të vazhdojë të drejtojë skuadrën e Barcelonës. Nga Argjentina kanë nisur të qarkullojnë zëra edhe për pasuesin e teknikut të katalanasve. Bëhet fjalë për Marcelo Gallardo, trajnerin aktual të River Plate.
Kontrata e tij është e vlefshme deri në vitin 2021, por mund të largohet më parë. Janë disa klubet europiane që shikohen si opsione për Gallardo. Ndër to janë edhe klubet franceze, Monaco dhe PSG. Gjithsesi, sipas gazetarit Fernando Czyz, ai është zgjedhja e parë e Barcelonës, nëse gjërat nuk përmirësohen.
Kështu është shprehur në emisionin “Primera Tapa” në TNT Sport dhe lajmi ka marrë dhenë dhe është shpërndarë edhe në mediat spanjolle. Gazetari është shprehur se Gallaardo ka folur personalisht me drejtuesit e Barcelonës. Gjithsesi River Plate do mundohet ta pengojë, pasi kontrata ia krijon këtë mundësi. /abcnews.al
La #PrimeraTapa del día es para una primicia de @fczyz ? Marcelo Gallardo es el principal candidato para dirigir al Barcelona ? BOM-BA-ZO pic.twitter.com/2XqXVUU6pX
— TNT Sports Argentina (@TNTSportsAR) October 4, 2019