Një lajm i bujshëm është raportuar këto minuta nga gazetari i njohur italian, Fabrizio Romano.
Romano raporton se Arsenal ka arritur akordin me Chelsean për të sjellë në “Emirates Stadium” organizatorin italian të mesfushës, Jorginho.
Arsenal ka bërë ofertën prej 12 milionë paund dhe Chelsea ka rënë dakord për këtë shifër, ku tashmë janë duke kryer finalizimin e dokumentave përkatëse.
Kontrata do të jetë deri në vitin 2024 me një opsion plus një sezon. Kontakti i parë ishte dje dhe Arsenal arriti ta finalizonte këtë transferim të bujshëm. “Topçinjtë” kanë prenotuar edhe vizitat mjekësore për mesfushorin italian. Raportohet se ndikimi i trajnerit të Arsenal, Arteta, ishte vendimtar në finalizimin e këtij operacioni./ h.ll/abcnews.al
Jorginho to Arsenal, here we go! Deal agreed on £12m fee, Chelsea accept conditions and documents are being prepared ?⚪️? #AFC
Personal terms agreed, contract until 2024 with option further year.
First contact revealed yesterday night — medical booked.
Arteta, key factor. pic.twitter.com/JHm1rMTzxw
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) January 31, 2023