E bleu 44 vite më parë, amerikani shet kamionçinën për vetëm 75 dollarë

schedule13:14 - 11 Gusht, 2020

schedule 13:14 - 11 Gusht, 2020

Një burrë shiti kamionçinën Chevy të vitit 1957, të cilin e përdori për 44 vjet për 75 dollarë, me të njëjtin çmim që pagoi dekada më parë. Bob Sportal nga Minnesota e bleu makinën katër dekada më parë, të cilën e përdori për të punuar çdo ditë për 38 vite deri sa doli në pension.

Sportal ishte në të 20-tat, kur vendosi të blejë makinën tek një fermer pensionist. Ndërsa kanë kaluar kaq shumë vite, Sportal vendosi muajin që shkoi t’ja dorëzoi çelësat Tom Leenstra-s, nipit të pronarit të parë të makinës.

 

“Po ndihem sikur po udhëtoj me gjyshin sërish, janw rikthyer disa kujtime dhe jam shumë i lumtur”, tha Leenstra. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!