RB Leipzig shpërblen mesfushorin Kevin Kampl me kontratë të re. slloveni, i blerë në verën e vitit 2017 për 20 milion euro, ka nënshkruar deri në vitin 2023. Ai kishte edhe një vit kontratë, por klubi gjerman nuk ka humbur kohë dhe i ka ofruar marrëveshjen e re, që është firmosur sot.
Kampl është aktivizuar me RB Leipzig në 89 ndeshje, ndërkohë që numëron 6 gola e 15 asiste. Sezonin e fundit ka pasur një dëmtim që e la jashtë fushave të blerta për disa kohë, por ai u rikthye dhe luajti disa ndeshje si titullar.
Kevin #Kampl verlängert seinen Vertrag vorzeitig bis 2⃣0⃣2⃣3⃣ ??
Alle Details ? https://t.co/gvGUJYsUXf#DieRotenBullen ?⚪️ https://t.co/gY4gvRhAZE
— RB Leipzig (@RBLeipzig) June 24, 2020
“Jam shumë i lumtur për zgjatjen e kontratës. Familje ime dhe unë ndihemi shumë mirë këtu dhe Liepzig është bërë si një shtëpi e dytë për ne. Megjithëse dëmtimi im zgjati shumë, klubi gjithmonë ka qenë i qartë me mua për të vijuar bashkëpunimin.
Edhe unë mendoj se kam qenë në gjendje ta paguaj besimin e dhënë, që kur u ktheva. Kemi shumë plane për të ardhmen dhe dua të bëj pjesën time në këtë ekip me të rinj dhe shumë ambicioz”, u shpreh Kevin Kampl për faqen e klubit gjerman. /abcnews.al