Konsiderohej Kaka i ri dhe Real Madrid për të pagoi 30 milionë euro te Flamengo. Reiner Jesus Carvalho nuk ka mundur dot as të debutojë në La Liga.
Mesfushori me tipare sulmuese u huazua dy sezone në Bundesliga te Borussia Dortmund dhe luajti 27 ndeshje, por vetëm dy herë luajti titullar.
Një dëmtim e penalizoi, por në asnjë moment nuk tregoi pse ishin shpenzuar 30 milionë euro për të. Real Madrid ndërkohë sërish e ka huazuar.
Reiner do të luajë këtë sezon te Girona dhe do të ketë mundësinë të marrë hapësira dhe të tregojë vlerat e tij, për të shpresuar në rikthimin e tij te Reali. / abcnews.al