E bindi shoqja të blinte biletë, 72-vjeçarja fiton lotarinë 150 mijë dollarëshe

schedule07:32 - 28 Janar, 2022

schedule 07:32 - 28 Janar, 2022

Një grua nga Karolina e Veriut fitoi lotarinë 150 mijë dollarëshe falë një shoqeje që e nxiti ta blinte biletën.

72-vjeçarja, Nancy Linn, u tha zyrtarëve të lotarisë se nuk do ta kishte blerë biletën për shortin e 19 janarit nëse nuk do t’i thoshte mikja.

“Shoqja ime më bindi që ta merrja. Ajo madje më sugjeroi që ta blija biletën prej 3 dollarësh”.

Në përfudim doli që bileta e saj përputhej me katër topa të bardhë dhe Poëerball në vizatim, duke i dhënë asaj një çmim prej 50 mijë dollarësh, i cili u rrit në 150 mijë kur u hodh shumëzuesi 3X./abcnews.al